KURBIN

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ka arrestuar ditën e sotme pesë persona si dhe dy të tjerë i ka shpallur në kërkim në kuadër të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas policisë, këtë persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin po përgatisnin terrenin për të mbjellë lëndë narkotike në Godull. Gjithashtu janë sekuestruar  në cilësinë e provës materiale armë zjarri e municione luftarake, kubikë të porsa mbjellë me kanabis dhe lëndë narkotike kokainë.

Njoftimi i policisë:

“Mega operacioni i koduar “Godull 2019”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni  nga Komisariati i Policisë Kurbin,  Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe FNSH-ja.

Sekuestrohen armë zjarri e municione luftarake, kubikë të porsa mbjellë me kanabis dhe lëndë narkotike kokainë.  5 persona në pranga dhe 2 në kërkim.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke ushtruar kontroll periodik të territorit, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur Godull, është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar “Godull 2019”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– B. Sh., 39 vjeç, banues në Mamurras

– K. K., 59 vjeç, banues në Fushë Krujë

– K. Sh., 34 vjeç, banues në Mamurras

– Gj. N., 34 vjeç, banues në Lezhë

– V. Z., 41 vjeçe, banuese në Kurbin

Gjithashtu u shpallën në kërkim dy persona që po punohet intensivisht për kapjen e tyre. Gjatë operacionit në territor në Godull Adriatik, në Njësinë Administrative Fushë Kuqe në Kurbin, u evidentuan kubikë të porsa mbjellë me fara kanabisi, si dhe sende të tjera që do të shërbenin për kultivim të bimëve narkotike.

Më cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

-8000 kubikë ku ishin mbjellë fara kanabis sativa

– 5 doza të dyshuara lëndë e fortë narkotike kokainë

– 2 armë zjarri “pistoleta”

– 1 armë zjarri automatik

– 1 armë gjahu “shotgun”

–  680 fishekë , dylbi e thikë

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të proceduar u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”,  “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”,  “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, njofton policia.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: