Atëherë kur gjithçka dukej e pamundur, me Brojën që po përgatitej të kalonte një pjesë sezoni si spektator te Chelsea, Everton plotësoi kushtet e klubit londinez, paraqiti ofertën e duhur, dokumentacionin e përshtatshëm, duke bërë zyrtarare transferimin e sulmuesit kuqezi në orët e vona të mbrëmjes. Fabrizo Romano, gazetari i njohur, ka zbuluar edhe detajet e këtij transferimi që vjen si një bekim për Brojën dhe për tifozët kuqezi.

457702299 1132311725362984 4651217976566444639 N
457702299 1132311725362984 4651217976566444639 N

Broja transferohet në formë huazimi deri në përfundim të këtij sezoni me të drejtë blerje në fund të vit për 30 milionë euro, pa asnjë detyrim tjetër. Klubi i Chelsea do të paguajë pagën e Brojës deri sa lojtari të jetë në gjendje të luajë, pas këtij momenti, paga e Brojës do të mbulohet nga klubi i Everton.

Broja
Broja

Në reagimin e tyre në rrjetet sociale, klubi i Everton bëri me dije se Broja nuk është në gjendje të zbres në fushë pasi vuan një dëmtim dhe do të jetë në dispozicion të stafit mjekësor për t’u rikuperuar sa më shpejtë.

Broja3
Broja3

Ndërkohë, drejtori i Everton, Kevin Thelwell, u shpreh i lumtur për këtë transferim: “Jemi të kënaqur që arritëm të sjellim Brojën në klub. Armando është një lojtar i ri, por që ka krijuar një eksperience mbresëlënëse. Ne jemi të bindur se Broja ka më shumë potencial për të shprehur”, u shpreh drejtori sportiv i Everton. Pas Vitese, Southampton dhe Fulham, kjo është hera e katërt që Chelsea lë në huazim Brojën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb