TEPELENE

Policia e Tepelenës vijon kërkimet për kapjen e autorit të grabitjes së një banke një ditë më parë. Policia është vënë në ndjekje të tij, duke përdorur të gjitha format e metodat operacionale dhe hetimore për të bërë të mundur kapjen.

Autori i dyshuar Kristo Ruçi 25 vjeç është lokalizuar në fshatin Mamaj, por më pas ka humbur gjurmët në luginë. Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se në dispozicion të policisë është vënë edhe një helikopter.

Autori mbante armë në dorë dhe nën kërcënimin e saj grabiti paratë e xhiros ditore që ndodheshin në arkë. Punonjësit e bankës kanë mbetur të tronditur dhe nuk kanë dhënë asnjë sinjal alarmi për të lajmëruar policinë në kohë. Ai ka qenë i vetëm gjatë grabitjes dhe është larguar me një “Benz” gri.

Mësohet se 25-vjeçari është person me precedentë penalë dhe ishte në kërkim për kultivim dhe transport kanabisi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb