ITALI 


Një super-operacion droge mes Italisë dhe Shqipërisë është finalizuar me sukses këtë mëngjes.


Mediat italiane bëjnë me dije se operacioni i koduar ‘Rruga e Detit’është zhvilluar pak para agimit, mes Sardenjës, l’Emilia-Romagna dhe Shqipërisë. Karabiierët kanë vënë në pranga 17 persona, shtetas shqiptarë dhe italianë.


  • foto galeri

Mbi të arrestuarit bien akuza të tilla si përfshirje në organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, shpërndarje droge, etj.

Operacioni u krye nga Departamenti Territorial i Karabinierëve të Olbia në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Antimafies të Cagliarit dhe të Antiterrorizmit.

(d.xh/Balkanweb)