Sot, me rastin e nëntë korrikut, Ditës ndërkombëtare për shkatërrimin e armëve të zjarrit në fabrikën “Euronikel Industry” në Kavadar, u sekuestruan armë dhe droga narkotike që janë konfiskuar me vendime të gjyqësorit.


Sekuestrimi i drogës dhe armëve u zbatua në bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Komisionit Shtetëror për shpërbërjen e drogave narkotike dhe Agjencinë për menaxhim me pronë të patundshme, shkruajnë mediat shqipe në Maqedoni.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në procedura paraprake ligjore, armët e zjarrit dhe drogat narkotike më herët ishin marrë nga magazinat e gjykatave dhe nga MPB, sipas Planit për marrjen e masave dhe aktiviteteve për marrje, bartje dhe ruajtjen e armëve dhe drogave.


“Bëhet fjalë për më shumë se 600 armë zjarr, nga ku pjesa më e madhe janë pistoleta, 358, pushkë 142, pushkë automatike 32, pushkë ajrore 54, një hedhës raketa etj. Sa i përket drogës së shpërbërë, bëhet fjalë për më shumë se 400 kilogramë drogë narkotike si marihuana, hashashi, kokaina, heroina amfetamina etj. Dëshiroj të falënderoj kryesinë e ‘Euronikel Indrystry’ që ishte e gatshme që pa pagesë na ofruan bashkërisht ta realizojmë këtë aktivitet”, tha ministri Oliver Spasovski.

(Balkanweb)