Një operacion ndërkombëtar antidrogë është duke u zhvilluar prej orëve të para te ditës se sotme për ekzekutimin e 5 urdhër arresteve.

Siç informojnë mediat italiane operacioni është i koordinuar nga Karabinierët e Kompanisë Rivoli së bashku me Drejtorinë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës dhe Shërbimin për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar.

Dy persona me kombësi shqiptare janë arrestuar për trafik droge në Itali. Efektivët e Karabinierëve, me ndihmën e forcave policore ndërkombëtare, veçanërisht spanjolle dhe shqiptare, janë në kërkim të tre personave të tjerë jashtë vendit. Detaje të tjera priten në orët në vijim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb