Një operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar na policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe DEA-n amerikane.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, Kurbin teksa shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë. Gjatë operacionit janë bllokuar 4 gomone si dhe janë shoqëruar 10 persona.
Mësohet se trafikantët i kanë vënë flakën një veliere kur janë afruar forcat e policisë, në të cilën kanë qenë dhe pakot me drogë.
Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për “BalkanWeb” pamje nga operacioni i përbashkët antidrogë, teksa nga policia nuk ka ende informacion zyrtar.
(BalkanWeb)