DURRËS

Një operacion ndërkombëtar i Policisë Shqiptare, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Karabinierisë së Barit është finalizuar me sukses në qytetin bregdetar të Durrësit.

Pas një hetimi intensiv disa mujor me metoda speciale nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Policia e Shtetit dhe Arma e Karabinierëve të Barit, Itali u zbulua vendbanimi dhe u kap një shtetas i shumëkërkuar në nivel ndërkombëtar duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Il Latitante”.

Gjatë paradites, Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DPPSh, Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan me qëllim ekstradimi shtetasin italian Giovanni Di Cosimo, 40 vjeç, lindur dhe banues në Bari, Itali.

Në ngarkim të tij, Gjykata e Barit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për këtë vepër penale maksimumi i dënimit është 20 vjet burgim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb