Tre persona u arrestuan në Belgjikë e gjashtë në Francë. Organizatori i dyshuar u arrestua në Spanjë. Gjithashtu u çmontuan dy plantacione marijuane me 2530 bimë. Policia ka sekuestruar edhe dy pistoleta, tre automjete dhe 1500 euro. Në Francë policia sekuestroi ndër të tjera 1.7 kilogram heroinë dhe 700 gramë kokainë.

Disa kontrolle u zhvilluan në një hetim për trafikun ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës dhe kultivimit të kanabisit. Tregtia organizohej nga një bandë shqipfolëse, e cila vepronte kryesisht në Spanjë dhe Holandë. Organizata kishte gjithashtu “bashkëpunëtorë lokalë” në Belgjikë dhe Francë.

Ekipi i hetimit, duke përfshirë Policinë Gjyqësore të Grenoble dhe Policinë Gjyqësore Federale Mons-Tournai, përdori disa teknika për të gjurmuar bandën. Për shembull, u përdoren qen nga policia federale. Aksioni u koordinua nga agjencia evropiane Eurojust.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb