ELBASAN

Policia ka ndërmarrë sot një aksion blic në Elbasan, ndërkohë që janë ndaluar 3 persona. Mësohet se aksioni, ku marrin pjesë edhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, drejtohet nga kreu i policisë së Elbasanit, Altin Qato.

Burime nga Ministria e Brendshme thanë për “BalkanWeb” se një nga personat e ndaluar është nga fisi Capja. Në lokalin e këtij të fundit u gjet një pako me fishekë. Nga të dhënat paraprake mësohet se në një banesë policia ka gjetur një minë me telekomandë dhe dy pistoletë. Dje Elbasani u trondit nga një shpërthim me tritol, ku shënjestër ishte një lokal në lagjen ‘Partizani’ ku për pasojë mbeti i plagosur pronari i biznesit.

Vetëm dy ditë më parë Sandër Lleshaj, ministri i Brendshëm dekretuar një ditë më parë nga presidenti Ilir Meta, zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Lleshaj u informua mbi situatën e rendit dhe sigurisë publike, ndërsa kërkoi performancë nga ana e trupës policore dhe goditje të shpejtë të grupeve kriminale. Kujtojmë se Elbasani është përmendur si qyteti i ‘listës se zezë’ për shkak të kriminalitetit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb