LEZHË

Policia e Lezhës ka finalizuar një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta duke arrestuar tre persona dhe sekuestruar një sasi kokaine.

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas që lëvizte nga Tirana në drejtim të Lezhës posedonte lëndë narkotike, me qëllim shpërndarjen në Ishull Lezhë dhe në qytetin e Lezhës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Ishulli”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
D. A., 39 vjeç, banues në Maminas, Durrës;
E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë;
K. Q., 26 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë;

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë të mundur lokalizimin e personit të dyshuar dhe kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., në lulishten e një picerie në Ishull Lezhë. Gjatë kontrollit, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 160 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, të cilën do ta shpërndante në doza të vogla.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi edhe i dy bashkëpunëtorëve të tij, të cilët e prisnin në lulishten e picerisë, me një automjet që drejtohej nga shtetasi K. Q. dhe pasagjer E. H., të cilët së bashku do ta shpërndanin lëndën narkotike në doza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb