MALLAKASTRA
Policia ka zhvilluar një operacion antidrogë në Mallakastër ku është gjetur një sipërfaqe kanabisi në Çorrush.
Në prang aka rënë 69-vjeçari Zenel Lalaj, teksa në kërkim është shpallur i biri, 36-vjeçari Artur Lalaj.
Nga ana tjetër në banesë këtyre personave i është gjetur armë gjahu dhe sërish kanabis.
NJOFTIMI NGA POLICIA
DVP Fier
Vihen në pranga 3 shtetas, shpallet 1 në kërkim dhe procedohet penalisht 1 tjetër.
Mallakastër/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Si rezultat, gjatë një operacioni të organizuar në Mallakastër, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.
Sekuestrohen një armë gjahu, fidanë narkotikë dhe lëndë narkotike cannabis sativa.
Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Z. L., 69 vjeç, banues në Fratar dhe shpallën në kërkim djalin i tij, shtetasin A. L., 36 vjeç, pasi dyshohen si autorë të kultivimit të fidanëve narkotikë të mbjellë në një sipërfaqe toke shtetërore në fshatin Çorrush, Mallakastër.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së tyre u gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu dhe një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa.
(BalkanWeb)