Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “All Included”, duke arrestuar një 41-vjeçar të identifikuar si Elvis Sinjaku, i cili ndodhej në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Shtetasi u kap në flagrancë jashtë banesës së tij, ku vijonte të shiste lëndë narkotike, ndërkohë që gjatë kontrollit në banesë policia gjeti dhe sekuestroi:
🔹 103 gramë kokainë të ndarë në doza për shitje;
🔹 940 euro dhe 23 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal;
🔹 Një armë e ftohtë, një bllokues valësh, një radio policie dhe municion luftarak.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb