Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar përmes një statusi në rrjetet socialee lidhur me operacionin antidrogë nga i cili u lëshuan 16-urdhër arreste.

Balla shprehet se lufta kundër narkotikëve është sistematike dhe e shtrirë në të gjithë territorin e vendit.

Teksa përgëzon Policinë, ministri i brendshëm shprehet se presim të tjera operacione ku goditet trafikimi i lëndëve narkotike, mbjellja apo shpërndarja.

Postimi i plotë:

”Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

‘’Lufta kundër prodhimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike vazhdon të jetë sistematike në të gjithë territorin. Përgëzime Drejtorisë së Policisë & Prokurorisë📍Tiranë për operacionin e koduar “Old plants” dhe çmontimin e një rrjeti kriminal me 16 persona të vendosur para drejtësisë, që shfrytëzonte Malësinë e Krujës për kultivimin e bimëve narkotike. Presim të tjera operacione si ky’’, shkruan Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: