ERSEKE – Një punonjës policie në Kolonjë është shpallur në kërkim, pasi akuzohet për ‘Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim të bimëve narkotike”. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat shpalli në kërkim inspektorin e zonës, Edvin M Metko 35 vjeç, ndaj të cilit gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Sipas dosjes së prokurorisë, polici Metko, përmes familjarëve kishte mbjellë disa parcela me kanabis sativa në disa zona malore të Ersekës.
Ndërsa u ka dale ne mbrojtje dy shtetasve Krenar dhe Mariglen Nuredini, të cilet kishin mbjellë parcela me drogë pranë parcelave të policit.

Sipas të dhënave inspektori do ti njoftonte ata në rast se do të kishte operacione policore në atë zonë. Në fund të muajit Korrik, Prokuroria e Korçës nisi hetimet për policin Edvin Metko, ndërkohë që në mesin e gushtit edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat referon një informacion për punonjësin Edvin Metko.

Gjatë operacionit sekret të zhvilluar më 22 gusht, i cili u mbajt sekret, u asgjësuan 17.550 bimë të dyshuara si Cannabis Sattiva.

Po sot Policia bëri të ditur edhe ndalimin e dy bashkëpunëtorëve në kultivimin e këtyre bimëve Jorgo Kristali, 44 vjeç dhe Gramoz Bejko, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë , të cilët dyshohet se janë porositësit e mbjelljes së kanabisit në parcelat e Mariglen dhe Krenar Nuredinit. Për të pestë këta persona gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”.
(news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: