LIBRAZHD- Efektivët e Policisë Elbasan kanë asgjësuar 4 000 rrënjë kanabis në Librazhd. Burime zyrtare pohojnë se si rezultat i Plan-operacionit për kontrollin e territorit mbi kultivimin e bimëve narkotike u bë kontroll i imtësishëm në fshatin Stravaj, Librazhd në një vend të pyllëzuar, të quajtur “Bregu i Plepit” nga ku u konstatuan 6 parcela të mbjella me 4000 bimë narkotike me gjatësi 20-25 cm.

Pas dokumentimi të ngjarjes u bë asgjësimi i bimëve narkotike ndërsa vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve në terren. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: