ELBASAN- Janë zbuluar emrat e 5 personave të arrestuar në Elbasan, në kuadër të operacionit “Porosia”. Sipas të dhënave zyrtare bëhet fjalë për shtetasit Gazmor Kukla, Gerald Yzeillari, Edmond Abazi, Kristi Maxhari, Kristian Petani. Edmond Sula, nëndrejtor i Policisë Elbasan ka dalë sot para mediave për të dhënë detajet e operacionit.

Dje u shoqëruan 8 persona, nga të cilëve më pas vetëm 5 kanë përfunduar në pranga. Gjatë operacioni dje, u fol për goditjen e një grupi kriminal dhe u sekuestruan armë, tritol e drogë.

Që prej ditës së djeshme Policisë e Shtetit, bashkë me atë lokale, RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar në Elbasan në kuadër të aksionit policor ‘Forca e Ligjit’. Policia përdori metoda proaktive për këtë operacion, duke infiltruar kështu në grup edhe agjentë civilë, ndërsa operacioni u drejtua nga drejtori i komanduar i Policisë së Elbasanit, Altin Qato.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb