Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se ka hetuar prej një kohe të gjatë veprimtarinë kriminale të një organizate e cila kishte bazën në qytetin e Elbasanit dhe që drejtohej nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja. Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese holandeze, belge dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në Shqipëri, si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Po ashtu është hetuar dhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri.
Prokuroria e Posaçme bën të ditur se organizata kriminale e drejtuar nga vëllezërit Çopja kishte porositur në kohë të ndyshme 22 atentate. Nga këto, 6 persona u ekzekutuan, përfshirë masakrën e trefishtë në Bradashesh në 29 dhjetor të vitit 2018. Katër është numri i atentateve që i janë bërë Erion Alibejt i cili ka mundur të shpëtojë. Ndërsa në 2 raste të tjera është tentuar vrasja e Nuredin Dumenit, të penduarit të drejtësisë.
Nga 33 urdhrëarreste të lëshuara nga SPAK, janë ekzekutuar 15.
Atentatet e porositura nga grupet kriminale në Elbasan:
- Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese” në dëm të viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay, ngjarje e ndodhur më datë 29.12.2018, në orën 21:00, në vendin e quajtur Bradashesh, aksi rrugor Tiranë – Elbasan, në afërsi të restorant Dervishaj;
- Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese e shtetasit Klevin Baho dhe plagosja e vëllait të tij shtetasit Aldo (Aleksandër) Baho”, ngjarje e ndodhur më datë 07.2019, ora 00:30, në fshtin Broshkë, Elbasan;
- Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Andi Zylyfi dhe plagosja e shtetasit Ardit Uruçi”, ngjarje e ndodhur më datë 13.12.2019, në fshatin Përparim, Peqin;
- Fakti penal “vrasja e shtetasit Klevis Kapllani”, ngjarje e ndodhur më datë 15.09.2020, në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë;
- Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Kei Piku, ngjarje e ndodhur më datë 16.01.2020, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, në Elbasan;
- Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Irfan Azizi, ngjarje e ndodhur më datë 11.2020, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes në Urën Vajgurore, Berat.
- Fakti Penal “Vjedhja me armë e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Minella Muçi dhe Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë, ngjarje e ndodhur më datë 23.03.2018, në lagjen 28 nëntori, në Fier;
- Fakti Penal “Vjedhja me armë e vlerave monetare” që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë – Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë.
Gjithashtu kjo organizatë kriminale ka kryer dhe veprime aktive duke siguruar kushtet dhe mjetet materiale me qëllim kryerjen e vrasjes së disa shtetasve, konkretisht:
9. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2019 –janar 2020;
10. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej pas periudhës së karantinës në vitin 2020;
11. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator 2020;
12. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – nëntor 2020;
13. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – tetor 2020;
14. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore tetor – nëntor 2020;
15. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit A., ngjarje e planifikuar të kryhej në shtator të vitit 2020;
16. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore dhjetor 2019 – janar 2020;
17. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2020 – janar 2021;
18. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore janar 2020 – janar 2021;
19. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit C., ngjarje e planifikuar të kryej në periudhën kohore janar 2020 – nëntor 2020;
20. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Ç., ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – nëntor të vitit 2020;
21. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Aldo Baho, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt maj – gusht të vitit 2020;
22. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit B., ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – gusht të vitit 2020.
Më tej, SPAK bën të ditur se:
23. Janë evidentuar dhe dokumentuar raste te përkrahjes së autorit të krimit, veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe moskallëzim krimi.
24. Gjithashtu, është evidentuar dhe rekrutimi i dy punonjësve të policisë së shtetit, për të kryer veprime në kundërshtim me detyrën për llogari të organizatës kriminale.
25. Është evidentuar edhe fakti penal i “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, ”, ngjarje e ndodhur gjatë vitit 2020 në Elbasan dhe “Korrupison aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
26. Gjithashtu hetimet kanë zbuluar edhe faktin penal të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, nga një punonjëse e administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan.
(BalkanWeb)