Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesnata”, është finalizuar një aksion për goditjen e shpërndarjes së drogës në Tiranë. Policia ka arrestuar një person, i cili shpërndante kokainë në doza të ndara për shitje.

Operacioni u realizua nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit I. Rr., 26 vjeç, në rrethrrotullimin e Rinasit, pas mesnate, u gjetën rreth 107 gram kokainë, e cila ishte në proces për t’u ndarë në doza për shpërndarje, si dhe 3180 euro dhe 48,000 lekë.

Hetimet kanë zbuluar se I. Rr. shpërndante kokainën në zona të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta.

Vihet në pranga 1 shtetas që shpërndante doza kokaine, në Tiranë.

Sekuestrohen rreth 107 gram sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë në proces për tu ndarë në doza dhe shuma parash(euro dhe lekë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi I. Rr., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrethrrotullimin e Rinasit, pas mesnate, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin I. Rr. Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, u gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, dhe 3180 euro dhe 48 000 lekë.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike, e shpërndante atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: