TIRANE-Tritol, granata sulmuese, granata hedhese, ndezes granatash, predha, mitroloza, murtaja, ky arsenal armësh të rënda ështe sekuestruar falë një operacioni policor, ndërsa janë arrestuar në flagrancë 2 persona që posedonin armatimin.

Operacioni i koduar, “Moglica”, u zhvillua nga strukturat e Drejtorise Vendore te Policisë Tiranë dhe Drejtorise se Policise Shtetit duke sekuestruar një arsenal të vërtetë armësh të rënda dhe municionesh si dhe kane arrestuar në flagrancë 2 autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit;

– Adil Ismet Mersinllari, 42 vjeç, lindur e banues ne Korce

– Bledar Bardhyl Muçollari, vjec 32 lindur dhe banues në Korce

Aksioni i Policisë së Tiranes dhe konkretisht i Sektorit Kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve, është kryer në bashkëpunim te ngushte me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe në përfundim të një hetimi disamujor, është arritur të dokumentohet permes teknikave speciale veprimtaria kriminale e shtetasve Adil Mersinllari dhe Bledar Muçollari, duke sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë të rënda, lëndë plasëse dhe municione luftarake.

Gjate ketij operacioni eshte ushtruar kontroll ne 24 banesa te dyshuarish dhe jane shoqeruar ne drejtorite respektive Tirane dhe Korce mbi 16 persona.

Vazhdojne hetimet per persona te tjere te dyshuar, lidhje te subjekteve te arrestuar qe mund te jene te implikuar ne kete veprimtari kriminale.

Gjithashtu se bashku me prokurorine e Tiranes po hetohet menyra e gjetjes dhe destinacioni final per kete sasi armatimi te sekuestruar.

Provat materiale të sekuestruara gjatë operacionit janë:

• 57 copë kallëpe tritoli të masës 400 gr për çdo kallëp.

• 103 copë granata sulmuese “defensive ”.me rreze shperthyese rreth 200 metra

• -100 copë ndezës granatash.

• 1 granatë-hedhës,

• 23 predha granathedhesi Në të gjitha predhat gjenden të dhëna të markerimit dhe janë prodhim kinez

• 20 kutia ne forme tubi te dyshuara si eksplozive me nje fuqi shume te forte shperthyese

• -.2 kaseta metalike, dhe 1 kuti metalike per mbajtje fishekësh model 56, të kalibrit 7.62 mm. Në total sasia e fishekëve 1640 copë.
• -1 shtrat tre këmbësh për mitraloz të rëndë.
• -216 copë krehra mbajtës fishekësh model 56, kalibër 7.62 mm, të vajisur dhe me të gjitha pjesët dhe aksesorët e tyre.
• -3 murtaja me trekëmbësha dhe pjatat kupore.
• -2 mitralozë të rëndë së bashku me trekëmbëshat mbajtës.
• -20 pjese mitralozazh te rende te cmontuar
• -1 shirit metalik me 250 copë fishekë mitralozi të rëndë model 53.
– 1 automjet tip Opel Omega me targa KO 6690 B.
• -4 aparate celularë të markave të ndryshme.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje i armëve luftarake dhe i municioneve“, “Trafikim i armëve dhe i municioneve” të parashikuar nga neni 278 dhe 278/a i Kodit Penal.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: