TIRANE- Një operacion i gjerë policor i shtrirë në dy shtete, Shqipëri dhe Itali ka çuar në pranga 14 persona. Operacioni ndërkombëtar i koduar “Balcania” ka shkatërruar një grup kriminal të organizuar që merrej me “shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe shfrytëzmin e prostitucionit” .

Nga të arrestuarit, 5 persona janë rumunë, 1 është italian dhe 8 persona janë shqiptarë me iniciale E.C, A.H, E.C, K.J, A.D, E.SH, E.V dhe G.D.

Dy shqiptarë janë arrestuar në Tiranë e Durrës, ndërsa 12 të tjerët në Itali

Në njoftimin e policisë thuhet se “Sot rreth orës 05:30, ka filluar operacioni ndërkombëtar i koduar “Balcania”, i shtrirë në Itali ne qytetet Rimini, Foggia, Ravenna dhe Piacenza dhe në Shqipëri në qytetet Tiranë dhe Durrës, në kuader të të cilit janë ekzekutuar 14 urdher arreste, nga të cilët dy ndërkombetar. Të gjithë personat e arrestuar dyshohen se janë pjesë e një grupi kriminal të organizuar i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe shfrytëzmin e prostitucionit në zonen e Riminit”

Mësohet se, Sektori për Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë për Narkotiket dhe Trafiqet, pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, Drejtorinë e Policisë se Qarkut Tiranë dhe Drejtorinë e Policisë se Qarkut Durres kane finalizuar me sukses operacionin “Balcania” duke bërë të mundur arrestimin e shtetasve Ergyst Çeka, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe Kujtim Jangozi, 40 vjeç, banues në Krujë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: