Zbulohen detaje të reja lidhur me operacionin e zhvilluar të martën, i cili u shtri në disa shtete si Belgjikë, Francë, Holandë, Gjermani, Itali dhe Austri kundër një organizate kriminale shqiptare që coi në arrestimin e 17 personave.

Siç raportojnë mediat italiane, referuar burimeve policore, një prej të arrestuarve, i konsideruar trafikant i rrezikshëm, është kapur nga policia e Ravennës në Faenza.

Bëhet fjalë për një 42 vjecar shqiptar. Edhe dy persona të tjerë janë arritur të kapen në Toskanë. Sipas burimeve, 11 prej të arrestuarve janë kapur në Belgjikë, 3 në Itali dhe 3 të tjerë në shtetet e tjera europiane ku u shtrinë kontrollet me qëllim ekstradimin në Belgjikë.

Sipas hetimeve, anëtarët e organizatës kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin dhe të gjithë vijnë nga Vlora.

Bëhet fjalë për një lloj mafie shqiptare, sic thonë mediat italiane, që merret me gjithçka që lidhet me kokainën, nga importi tek prerja, tek riciklimi dhe më në fund tek trafiku i armëve.

Ndër veprimet që i atribuohen organizatës, ka edhe episode të dhunshme të lidhura me kriminelë të përshkruar nga prokurorët belgë si veçanërisht të rrezikshëm dhe të vendosur.

Emrat e të dyshuarve nuk janë aspak të panjohur organet ligjzbatuese. Në vitin 2014, krerët e bandës ishin dënuar tashmë me burgim nga 10 deri në 12 vjet, ndërsa të tjerët me role të vogla kishin marrë dënime nga 3 deri në 7 vjet. Por edhe kështu ata nuk u dekurajuan dhe përkundrazi vazhduan rrugën e tyre kriminale.

Kërkimet në kuadër të operacionit kanë cuar në kapjen e 100 kg drogë të llojit kokainë dhe amfetaminë, armë zjarri, kimikate, jelek antiplumb dhe 265,000 euro para cash.

Grupi i trafikantëve të hetuar nga Policia e Antëerp në Belgjikë ishin të specializuar në shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës që më pas transportoheshin në vende të ndryshme me mjete të pajisura me hapësira të fshehta. Hetimi nga policia gjyqësore ka të bëjë me një organizatë që mësohet se ishte aktive në importin e kokainës nga Amerika e Jugut dhe pastrimin e parave nga trafiku i kokainës.

Në Belgjikë u bënë 12 kërkime në Antwerp, Schoten dhe Sint-Niklaas. Ato u kryen në bashkëpunim midis policisë gjyqësore federale dhe policisë lokale në Antëerp.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb