ELBASAN

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje për operacionin e ndërmarrë gjatë ditës së sotme në Elbasan. Policia bën me dije se në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’,  Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH kanë kryer kontroll në territor për rritjen e parametrave të sigurisë publike.

Sipas policise, gjatë kontrolleve në lokalin e Enver Çapja, janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri, municion luftarak, 1 minë me telekomandë si dhe një sasi parash. Në pranga kanë përfunduar Enver Çapja, 57 vjeç, Naim Gjarri, 38 vjeç si dhe janë shoqëruar për verifikim dhe 8 persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Nga ana e strukturave të DVP Elbasan në bashkëpunim me FNSH Tiranë, në kuader të Planit të masave të hartuar nga DVP Elbasan, për rritjen e sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, kapjen e personave që lëvizin me armë pa leje, kontrollin e automjeteve, ambjenteve që përdorin personat me precedentë kriminalë dhe penale, si rezultat i nje pune te mire organizuar policore, ne lagjen ”Emin Matraxhiu” ne ambjentet e nje bar kafe ne pronesi te shtetasit Enver Çapja jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine  e proves materiale:
– 22 cope fishekë model 54, kalibër 7.62mm;
– nje pale targa automjeti  gjermane
– nje sasi prej 2110  euro dhe 372.000 leke.

Gjatë momentit kur policia po kryente kontroll në lokal, shtetasi Naim Gjarri është larguar me shpejtësi në drejtim të banesës.

Policia është vënë në ndjekje të tij dhe gjatë kontrollit të banesës janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
-.një armë zjarri pistoletë e markës CLOCK, kalibër 9 mm, me një krehër të vendosur në të me 13 fishekë;
– një armë zjarri e tipit pistoletë e markës TT,  me krehër të vendosur në të me 7 fishekë.
– 3 pako me fishekë model 54, kalibër 7.62mm, me nga 70 fishekë secila nga pakot.
– një krehër pistolete si ato të pistoletave CLOCK, me 15 fishekë model 9 mm të vendosur në të.
– një pako e dyshuar si lëndë eksplozive, mine me sahat.

Në përfundim të veprimeve bazuar ne prova dhe fakte ligjore, si dhe pas konsultës me Prokurorinë e Rrethit u arrestuan ne flagrance shtetasit:

– Enver Çapja, 57 vjeç, banues ne Elbasan;

– Naim Gjarri, 38 vjeç, banues ne Elbasan.

Materialet hetimore do t’i kalojne Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan per vepren penale te ”Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga neni 278 te Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb