SARANDË

Të tjera detaje bëhen të ditura nga operacioni i Policisë në qytetin e Sarandës. Gazetarja Shpresa Dine raportoi për “BalkanWeb” se efektivë të forcave speciale të maskuar kanë rrethuar një bllok banesash mbi rrugë nr. 5 në këtë qytet.

Mësohet se po vazhdon shoqërimi i anëtarëve të dyshuar të një grupi kriminal të trafikut të drogës.  Burime nga policia pohuan se është hapur me forcë një portë, duke i rënë me vare në një banesë mbi rrugën nr.5. por nuk është gjetur personi i dyshuar brenda. Megjithatë po kontrollohet imtësisht banesa. Forcat Speciale po vijojnë operacionin në zonë tjetër.

Operacioni Ne Sarande
Operacioni Ne Sarande

Deri tani numri i të shoqëruarve është mbi 10. Në orët në vijim pritet që policia të ketë edhe informacion zyrtar mbi operacionin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb