Policia në Spanjë ka publikuar pamje nga një operacion ndërkombëtar kundër një organizate kriminale. Grupi i krimit të organizuar akuzohet për trafik droge, cigaresh, atentatesh dhe pastrim parash.

Europoli tha se në operacion morën pjesë 450 punonjës të rendit në Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Poloni dhe Lituani. Operacioni çoi në arrestimin në Spanjë të një lituanezi 48-vjeçar të dyshuar si drejtues i organizatës kriminale, shkruan VOA.

Europol thotë se janë arrestuar rreth 21 të dyshuar të tjerë në disa vende evropiane. Organizata kriminale përdorte pajisje të sofistikuara për të mënjanuar organet e rendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb