Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu merr pjesë në takimin e Drejtorëve të Policive Evropiane që zhvillohet në qendrën e Europol në Hagë, Holandë.

Drejtori i Përgjithshëm shoqërohet nga shefi i Zyrës Kombëtare Europol dhe oficeri i kontaktit të Policisë së Shtetit në Europol.

Gjatë kësaj vizite ai zhvilloi një takim të veçantë me Drejtorin e Përgjithshëm të Holandës z. Erik Akerboom.

Në këtë takim ai falënderoi Drejtorin e policisë holandeze për bashkëpunimin gjatë operacionit të fundit të koduar “OAZ”, që u finalizua në bashkëpunim me Policinë holandeze ku u godit një grup kriminal që operonte në Shqipëri dhe Holandë.

Veliu Holandezi (2)
Veliu Holandezi (2)

Në fjalën e tij, Akerboom theksoi se ky operacion tregoi nivelin e besimit ndërmjet dy policive dhe konfirmoi se do të pasohet nga shkëmbime të mëtejshme informacionesh dhe operacione të tjera të përbashkëta.

Nga ana tjetër, Drejtori i Policisë holandeze shprehu falënderime për punën e policisë shqiptare dhe të oficerëve të kontaktit në të dy vendet. Në fund të takimit Veliu ftoi Drejtorin e Përgjithshëm Akerboom për një vizitë në Tiranë, ftesë e cila u prit me kënaqësi nga homologu holandez.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb