TIRANË- Policia e Shtetit ka vijuar operacionin e nisur në mbështetje të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.

Kështu gjatë dy ditëve të fundit, në të gjithë vendin kanë vepruar 132 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE. Janë kryer kontrolle të përbashkëta në 2.208 raste. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 23 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 23 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 14 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë shpallur në kërkim 6 persona dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 elektricistë në Fier për “shpërdorim detyre”.

Po gjatë ditës së sotme janë ndërprerë 1.597 lidhje të abonentëve debitorë dhe 20 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar104 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb