TIRANË- Policia e Shtetit ka vijuar punën në mbështetje të OSHEE-së për identifikimin dhe ndalimin e personave që vjedhin energjinë elektrike. Nga të dhënat mësohet se për një periudhë 2 javore janë regjistruar 830 procedime penale, nga këto janë zbuluar 824 raste dhe janë evidentuar 873 persona.

Sipas burimeve zyrtare janë arrestuar në flagrancë 392 shtetas ku 6 prej tyre janë punonjës OSHEE. Ndërkohë lidhur me këtë vepër penale Gjykata ka vendosur :

Për 89 shtetas masën e sigurisë “arrest me burg”;
Për 189 shtetas masën e sigurisë “detyrim paraqitje”;
Për 2 shtetas Gjykata ka vendosur lirim të menjëhershëm;
Për 69 shtetas masën e sigurisë “arrest shtëpie”;
42 shtetas janë ende të pritje për të dalë në gjyq.

Autor të shpallur në kërkim nga strukturat e policisë janë 271 shtetas, ndërsa autorë të proceduar në gjendje të lirë nga policia 210 raste. Nga strukturat e policisë janë realizuar 34.223 raste të ndërprerjes së energjisë elektrike. Policia pohon se këto operacione do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme duke koordinuar veprimet me OSHEE dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë duke arrestuar në kushtet e flagrancës ata shtetas të cilët vjedhin energjinë elektrike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb