TIRANE

Ambasada e SHBA në Tiranë ka  reaguar për arrestimin e 32 personave në kuadër të operacionit “Rruga e Gabuar”, të cilët kontrabandonin njerëz drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe kundrejt shumave deri në 20 mijë dollarë.

Përmes një njoftimi në Facebook, ambasada e SHBA në Tiranë ka përgëzuar Policinë e Shtetit dhe  zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për këtë operacion. Gjithashtu ambasada shprehet se në operacion është përfshirë edhe Shërbimi i Sigurisë Diplomatike (DSS), dega e zbatimit të ligjit e Departamentit të Shtetit Amerikan.

Njoftimi i plotë:

??️ | Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për suksesin e operacionit “Rruga e Gabuar” të shtunën e kaluar, i cili solli arrestimin e 32 qytetarëve shqiptarë të përfshirë në kalimin e paligjshëm të njerëzve përtej kufirit dhe prodhimin e dokumentave të falsifikuara. Përfshirja e Shërbimit të Sigursë Diplomatike (DSS), dega e zbatimit të ligjit e Departamentit të Shtetit, tregoi mbështetjen tonë për luftën ndaj rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike është i angazhuar për të bashkëpunuar për hetimet penale me Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë, me qëllim shkatërrimin dhe çmontimin e këtyre rrjeteve.

Yhtnbg
Yhtnbg

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb