Ka përfunduar pas disa orësh aksioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcave Operacionale në qytetin e Sarandës. Gjatë aksionit, FNSH ka arrestuar dhe shoqëruar disa persona, të cilët dyshohen si persona me rrezikshmëri.

Raportohet se janë tetë  persona të ndaluar. Mes të cilëve sipas burimeve për News24 është edhe nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, i emëruar pak muaj më parë në detyrë. Ata janë shoqëruar drejt Krimeve të Rënda, nën masa të rrepta sigurie. Ndërkohë, dy femra po hetohen në gjendje të lirë. Të ndaluarit janë persona të dyshuar për trafik ndërkombëtar të drogës.

 

Pesë prej të ndaluarve janë: Florenc Llanaj; Adrian Xhibro; Edvin Xhibro; Mikel Jorgji; Armando Zholi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: