Përfaqësuesi i Eurojust, Filippo Spiezia ka dhënë komentet e tij në konferencën e përbashkët për operacionin ”Shpirti” të shtrirë në disa shtete.
Spiezia thotë se kriminaliteti shqiptar e italian janë të verifikuara tashmë në nivelet më të larta të kriminalitetit botëror dhe veprimi i fundit është shumë i rëndësishëm.
Ai komplimentoi autoritet shqiptare dhe të gjitha ato të përfshira në operacion ndërsa shton se pa luftuar pastrimin e parave s’mund të ketë zhvillim ekonomik.
”Faleminderit zoti prokuror, faleminderit për ftesën. Prokurorit të Barit, kolegëve të SPAK dhe Prokurosë së Barit, Anti-Mafias, drejtorit të DIA-s, Policisë shqiptare dhe italiane të përfshirë në këtë operacion të shkëlqyer. Komplimentet e mia në këtë veprim të rëndësishëm.
Niveli shumë të lartë, krimi i organizuar transnacional.
Të sigurojmë ligjshmërinë dhe zhvillimin ekonomik. Pa luftuar riciklimin e parasë s’mund të ketë zhvillim ekonomik. Në një punë që është akoma më e gjatë, sepse kriminaliteti shqiptar dhe italian mafioz tashmë janë të verifikuara në nivelet më të larta të kriminalitetit botëror.
është shumë e rëndësishme që ky udhëtim të vazhdojë.
Faleminderit Spiezia është shumë e rëndësishme mbështetja nga Eurojust. Ne kemi prokuror përfaqësues aty dhe po shkëmbejmë informacion aty. ”- tha Spiezia.
(BalkanWeb)