TIRANË

“Alvin po kthehet në shtëpi”. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama duke dhënë detaje për operacionin e shpëtimit të 11-vjeçarit Alvin Berisha nga kampi Al Hol i luftëtarëve të ISIS. Rama ka publikuar dhe një foto të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj me Alvinin e vogël.

Kryeministri tregon se ministri Lleshaj dhe një skuadër speciale e policisë shqiptare ka qendruar një javë në kufirin sirian dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë kanë larguar Alvinin nga Kampi dhe po dërgohet në ambasadën italiane në Bejrut.

Pikërisht në kë ambasadë Alvin do të pajiset me dokumente dhe më pas do të fluturojë drejt babait në Romë.

“ALVINI PO KTHEHET NË SHTËPI?
Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Bejrut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentet e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë?
Një falënderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane?????
Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm?
Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…”, shkruan Rama.

Rama Fb
Rama Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb