TIRANË- Policia e Tiranës ka mundur të zbardhë grabitjen e ndodhur tre ditë më parë në filialin e një banke në “Rrugën e Kavajës” në kryeqytet duke vënë në pranga 3 autorë të dyshuar, të tre 19-vjeçarë.

Pas një pune intensive hetimore dhe operacionale gjatë 72 orëve të fundit të strukturave të Drejtorisë Policisë Tiranë dhe konkretisht Sektorit kundër krimeve të rënda, sektorit të Operacioneve Speciale, Komisariatit te Policise nr.1 , në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë e mundur zbulimi dhe dokumentimi i vjedhjes me armë dhe me dhunë i një banke në rrugën e “Kavajës” ndodhur më datë 20.05.2015.

Me datë 23.05.2015, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “YARIS”, ku si rezultat u bë e mundur dokumentimi ligjor i vjedhjes se bankës me autorë shtetasit:

1- Kristi Sulollari, 19 vjeç

2- Kristi Kajo,  19 vjeç

3- Rei Cenolli, 19 vjeç

Kristi Sulollari u kap në vendin e quajtur “Tajvan” ku punonte si kamerier; Kristi Kajo u kap në shtëpinë e gjyshes së tij në rrugën “Irfan Tomini” ndërsa Rei Cenolli u kap në Voskopjë, Korçë në shtëpinë e xhaxhait të tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

6.879.000 lekë të vjetra,

3  aparate celulare,

një kapele e përdorur në ngjarje

si dhe mjeti “Toyota Yaris” me targe AA 861 LD që u përdor në ngjarje për të sjellë dhe larguar autorët.

Nga ana jone u kryhen veprimet procedurale dhe materialet do ti dërgohen Prokurorisë Tiranë, për veprat penale të “Vjedhje banke dhe arkave te kursimit”, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb