DURRËS

Arrestohen në flagrancë dy persona të cilët akuzohen se shpërndanin drogë në doza në një lagje të qytetit të Durrësit.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në inteligjencën policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zona”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Ermir Murataj, 33 vjeç, Xhordjan Debrova, 19 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13 Durrës.

Shërbimet e Policisë i lokalizuan në lagjen nr. 13, dy shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të tyre ju gjetën dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: