Më shumë tani për emërimin e Susie Wiles, e cilësuar si “operativja politike më e frikshme dhe më pak e njohur në Amerikë” nga mediat amerikane.
Në një intervistë të rrallë për Politico, botuar në prill, ajo shpjegoi se si vjen “nga një sfond shumë tradicional”.
“Në karrierën time të hershme gjërat si sjelljet kishin rëndësi dhe kishte një nivel të pritshëm të dekorit. Dhe kështu e kuptoj që Republikanët e sotëm janë të ndryshëm.
“Ka ndryshime me të cilat duhet të jetojmë në mënyrë që të bëjmë gjërat që po përpiqemi të bëjmë. Unë nuk jam përshtatur dhe ndoshta nuk do të përshtatem plotësisht. Unë nuk shaj. Unë jam e sjellshme. Nuk jam ashtu unë”.
“Por njerëzit ose e dinë se unë jam një person solid dhe shpresoj që shumë ta dinë, ose nuk e dinë dhe më gjykojnë nga puna ime për Presidentin Trump”.
Wiles u pyet nga Politico se çfarë do t’i thoshte dikujt që e krahasoi rolin e saj si ndihmëse e lartë e Donald Trump me një nga “ndihmësit dhe përkrahësit më famëkeq të historisë”.
Wiles u përgjigj: “Unë do të ktheja shpinën dhe do të largohesha. Unë nuk do t’i përgjigjesha. Sepse është e poshtër. Nuk meriton përgjigje. Ata nuk e dinë funksionimin e brendshëm të botës së Trump. Ata nuk e dinë. Dhe kështu ata nuk kanë të drejtë të gjykojnë në atë mënyrë, për mendimin tim, dhe unë nuk do ta nderoj atë. Nuk do e bëj.”