Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka folur për opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me pajtueshmërinë e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka.
Bardhi tha se mazhoranca u zotua se sapo të vinte opinioni i Venecias do ta zbatonin, por sipas tij, ata bënë të kundërtën.
Ai tha se shpikën një opinion që nuk ekziston duke u thënë shqiptarëve se Kuvendi është i pavarur dhe nuk i bindet Gjykatës Kushtetuese.
“Ju jeni e vetmja mazhorancë që në 34 vite dy vendimet e GJK i keni hedhur në kosh. Çfarë shembulli u jepni ju qytetarëve që kanë një konflikt gjyqësor dhe e zgjidhni me vendim gjykate. U thoni po ju pëlqeu një vendim gjykate zbatojeni, po nuk ju pëlqeu, shpallni Republikën Xhaçka dhe mos e zbatoni vendimin e gjykatës. Ky është shembulli që ju transmetoni. Për turpin tuaj, u zotua publikisht se sa të vinte opinioni i Komisionit të Venecias do ta zbatonte. Por çfarë bëri, shpiku një opinion që nuk ekziston. U tha shqiptarëve se Kuvendi është i pavarur dhe nuk i bindet Gjykatës Kushtetuese. Nxorën lajme të rreme pa asnjë dokument dhe pa asnjë bazë dhe më pas e shpërndanë si një fake news në të gjitha mediat”, tha Bardhi.
Ndër të tjera ai kërkoi që çështja e Olta Xhaçkës të futet në rend dite dhe të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që të vendoset nëse është apo jo në kushte të papajtueshmërisë.
“Komisioni i Venecias u ka thënë atë që ju kemi thënë ne në këtë sallë, atë që ka thënë Gjykata Kushtetuese, që nuk mund të ngrini pavarësinë tuaj apo lirinë tuaj të votës kur bëhet fjalë për vendimet e GJK. Nuk mund të konsiderohet si imponim i një mënyre votimi, por përmbushje përgjegjësie. Prandaj, fusni menjëherë në rend dite. Dorëzojani drejtësisë Olta Xhaçkën, të vendosë GJK nëse është apo jo në kushtet e papajtueshmërisë. Çdo sjellje e kundërt ndaj saj është minim i shtetit të së drejtës”, tha Bardhi.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
-
Mazhoranca do të pësojë disfatën më të thellë më 11 Maj”, Berisha: Socialistët janë në betejë të brendshme
-
“Balluku solli modelin e loteve”, Berisha: Unë përfaqësoj socialistët më shumë se ju! Nëse doni vi në mbledhjet tuaja dhe…
-
“Mos blloko foltoren, ose do ju nxjerr nga salla”, Dogjani nuk lejon Peleshin të mbajë fjalën, Spiropali e paralajmëron
-
“Nuk mund të rrihet në sallë me një hajdute!”/ Berisha paralajmëron: Do të sjellim mosbindjen civile në Kuvend nëse…
-
“Ministrja bëri burrin investitor strategjik, ju e mbani këtu”, Berisha i drejtohet socialistëve: Jeni si zogjtë në klloçkë, por do dilni pa pupla!
-
“Lubi, hajdutë!”/ Demokratët “zaptojnë” foltoren e nuk lenë Koçiun të flasë, Spiropali ndërpret seancën
-
“Ne nga Lushnja kemi frikë kur na bërtet kështu”, Korreshi-Spiropalit: Mos na vono, lejo Nokën të mbarojë fjalën
-
Deputeti i PD shkakton të qeshura në sallë, Spaho-Spiropalit: Jeni shumë e egër, duket sikur…
-
“Hajdutëve do t’u bëhet gjyqi publik në bazë dokumentesh”, Spiropali i mbyll mikrofonin Berishës: Nuk ka fjalë më!
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit, Manastirliu i përgjigjet Zhupës: Po përdor dhimbjen e familjes për përfitim personal!
-
“Nëse ata dy djemtë do fitonin medalje, Ogerta do merrte meritat e para”, Zhupa: Manastirliu e kuptoi që është ministre vetëm kur iu rrezikua karrigia
-
“Je në hall për një karrige”/ Interpelanca për vrasjen e Martin Canit, Manastirliu-Zhupës: Kanosja me fjalë, shembulli më i keq që mund të japim
-
“Thuajuni shqiptarëve i humbëm 130 mln € për një veprim kriminal”/ Mazhoranca rrëzon kërkesën e Bardhit për interpelancë me Ramën për Becchettin. Spiropali: Janë besoj të qarta votat…
-
“Becchetti i mori shtetit shqiptar 130 mln euro”, Bardhi: Ka një vendim të gjykatës belge, paratë ndodhen në…
-
“Becchetti”/ Bardhi kërkon Ramën në interpelancë, i përgjigjet Balla: Kryeministri nuk vjen për të sqaruar një shpifje