TIRANË – Deputetët demokratë kanë braktisur në grup sot Komisionin e Ligjeve. Eduard Halimi, Oerd Bylykbashi, Mhill Fufi dhe Gent Strazimiri kanë deklaruar se nuk mund të qëndrojnë në komision përderisa ka akuza të rënda ndaj kreut të Kuvendit, Ilir Meta për vrasje të porositur dhe një mocion mosbesimi ndaj tij. Bojkotit të tyre iu bashkuan edhe aleatët, deputeti republikan Fatmir Mediu dhe ai i PDIU-së, Tahir Muhedini.

Bylykbashi theksoi se “nuk mund të vijojnë pa u zgjidhur kjo çështje” dhe citoi deklaratën e Metës në vitin 2011-ën kur dha dorëheqjen si Zv.Kryeministër i Qeverisë “Berisha”

Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj, u ka thënë demokratëve se kjo arsye nuk qëndron, pasi Prokuroria ka nisur hetimin.

Sot, në Komisionin e Ligjeve duhej të diskutoheshin tri projektligje: Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Austriake të Zhvillimit, për asistencën teknike për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve”; projektligji “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë” dhe ai “Për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit dhe procesin e lustracionit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb