TIRANË – Opozita e ka braktisur sërish Komisionin e Ligjeve. Oerd Bylykbashi ka deklaruar se është e kotë të diskutohet pa u zgjidhur çështja e dorëheqjes së Kryetarit të Kuvendit.

“Ilir Meta duhet të kishte dhënë dorëheqjen,- tha ai, – që drejtësia të çonte më tej hetimin. Në rast dorëheqjeje, hetimi do të merrte pistë tjetër. Ne paralajmëruam që kreu i Kuvendit do të ndikonte. Ndaj, ai vend duhet të zbrazet.”

Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj, iu përgjigj se vendimi varet nga prokuroria. “Prokuroria vepron si e çmon ajo të arsyeshme”, – tha ai.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb