TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha i pranishëm gjatë seancës plenare  në Kuvend me tone të ashpra ka paralajmëruar pasardhësin e tij, Edi Ramën që i ka ditët e numëruara.

“Edvin Kristaq Urrejtja i ke koherat e numeruara. Me keto qe ben, i fton shqiptaret te te zvarrisin per se gjalli dhe jo si Enver Hoxhen me bustin e tij! Ky do jete fati yt!

Ky uzurpon çdo pushtet. Kështu voton ky horr horroi që s’ka as nder as dinjitet që nxjerr opozitën jashtë. Qeshni por ditët do tu vijnë një nga një. Kështu votojnë këta që kanë frikë nga hajnat dhe ky është një turp, ky është një faqe e zezë e jotja, por ti je një hiç. Ke frikë ti puçist i ndyrë që merr të gjitha pushtet dhe nxjerr opozitën jashtë!”, u shpreh ai

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb