Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi sot se përfaqësuesit e opozitës do të vazhdojnë me intensitet takimet në parlamentet e vendeve kryesore, përfshirë Kongresin dhe Senatin e Shteteve të Bashkuara, pas zgjedhjeve të ardhshme atje.

Ai shprehu angazhimin për të paraqitur realitetin e vërtetë të Shqipërisë dhe për të kundërshtuar gënjeshtrat që sipas tij, janë hedhur mbi këtë realitet.

“Përfaqësuesit tanë do të vazhdojnë me intensitet takimet në parlamentet e vendeve kryesore. Pas zgjedhjeve padiskutim që do të shkojnë edhe pranë Kongresit dhe Senatit të SHBA, për të paraqitur realitetin e vërtetë të Shqipërisë.
Po miq!
Sepse kanë hedhur mbi këtë realitet, tonelata gënjeshtra, gënjeshtra, gënjeshtra.
Pra, ne do të bëjmë gjithçka, por dialogun me qytetarët shqiptarë nuk e zëvendëson asgjë. Por guximin e qytetarëve shqiptarë nuk e zëvendëson asgjë.
Por revoltën e qytetarëve shqiptarë nuk e zëvendëson asgjë.
Por atdhedashurinë e qytetarëve shqiptarë për Shqipërinë nuk e zëvendëson asgjë.
Por betejën e tyre për dinjitet nuk e zëvendëson asgjë.
Betejën e tyre për votën e lirë nuk e zëvendëson asgjë.
Betejën e tyre për ndryshim, rotacion nuk e zëvendëson asgjë.
Ndaj dhe ju ftoj të ngrihemi në betejë të vazhdueshme.
Me datën 29 Shqipëria në duart e opozitës, Shqipëria kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij. Shqipëria drejt fitores”, u shpreh Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb