TIRANË

Në këtë situatë dhe në këtë moment për Grida Dumën zgjedhjet e parakohshme nuk janë prioritet. E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 Duma tha se prioritet duhet të jetë reforma zgjedhore, si një detyrë edhe nga Bundestagu. Ajo foli për një plan rimëkëmbjeje kombëtare nga opozita.

“Opozita duhet të hartojë në mënyrë paralele një plan të rimëkëmbjes kombëtare. Janë të gjitha mundësitë. Jo duke përfituar nga gabimet e qeverisë por duke pasur qartësinë se kjo histori pikërisht sepse nuk po merret përgjegjësi ministrore etj, mund të bëhet ndryshe. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë për mua prioriteti këtij moment. Ne kemi padyshim sot prioritet reformën elektorale. Kemi një detyrë nga Bundestagu. Duke nisur nga reforma elektorale në të cilën nuk kam ndaluar ndonjëherë së thëni qëndrimin tim se duhet të jetë e hapur, transparente, publike, sigurisht që shqiptarët kanë pak interes por është një gjë për politikën”, deklaroi Duma.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb