Dritan Hila ka deklaruar se pas rezultatit të dobët në “Lokalet” e 14 majit, opozita duhet të ndryshojë lidership, posë ndryshe rezultati i zgjedhjeve të ardhshme është i pritshëm.
Ai shtoi se opozita duhet të bëjë një reflektim dhe analizë të brendshme se cilat kanë qenë ato arsye të cilat kanë çuar në një rezultat të tillë.
Në “Open” ai u shpreh se raporti paraprak i OSBE-EDIHR, mund të mos jetë i njëjtë me atë përfundimtarin, pasi ende ka prova në lidhje me zgjedhjet që duhet të shqyrtohen dhe mund të ndikojnë në një përpilim të ndryshëm të raportit.
“Duhet të presim një raport përfundimtar. Janë prova që do shqyrtohen.
Raporti do rishikohet. Në këtë moment e kuptoj ofensivën e opozitës për vjedhje votash
Rezultati në zgjedhje, erdhi si shkak i fuqisë së Ramës, përçarjes së opozitës dhe forcës së kryebashkiakëve në disa bashki.
Opozita kërkon të mobilizojë militantët, por duhet të bëjë një analizë të brendshme. Duhet të shohin brenda përçarjes së tyre të brendshme. Luftën e brendshme mes tyre. Ka prodhuar konflikt, aq sa nuk ka lënë vend për të analizuar ç’po ndodh me mazhorancën.
Opozita duhet të ndryshohet lidershipi, nëse vijohet njëlloj në dy vitet e ardhshëm, i bie të kemi një rezultat të parashikueshëm”, tha ai.
(BalkanWeb)