Deputeti i Partisë Demokratike Besnik Çollaku, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me situatën politike në vend dhe zhvillimet e fundit.

Ai u shpreh se sot opozita është ende e copëtuar, ndërkohë që PD po vuan ende pasoja e konfliktit të brendshëm.

Çollaku shprehu edhe “frikën” në lidhje me atë që pret opozitën në Zgjedhjet e 2025, duke u shprehur që nëse vijohet me të njëjtin qëndrim, pasoja do të jetë një rezultat që e quajti “masakër elektorale”.

“E mendoj dhe besoj që PD duhet të bashkohet. E lexoj realitetin, fatkeqësisht opozita sot është e copëtuar dhe ende PD vuan konfliktin e brendshëm që çoi në përçarje. Apeli im shkon tek krerët.

Nëse vijojmë me këtë kokëfortësi jemi përballë një masakre elektorale. Sipas Kodit të ri nëse opozita shkon edhe me vetëm me dy grupe, lëshon në tavolinë minimumi 12 mandate. Mendo që mund të ishim edhe 3 ose 4 grupe”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb