Gazetari Almer Toska, i ftuar në Programin e drekës në News 24, ku u fol për krimet zgjedhore, tha se SPAK duhet të veprojë ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi.
Toska u shpreh se SPAK ka provë me audio e video sesi Bufi shantazhon punonjësit e bashkisë. Ai i bën thirrje SPAK që të hetojë këtë rast e më pas të hetojë krimet zgjedhore të fushatës elektorale për zgjedhjet e 2025.
Almer Toska: SPAK e ka dosjen e Majlinda Bufit aty dhe nuk reagon. Janë ca gjumashë ata. SPAK e ka me provë, me video ku Bufi i bën presion qytetarit.
Janë frikacakë dhe gjumashë. Majlinda Bufi sot nuk po preket se e mbron dikush, se SPAK fle gjumë. Pse nuk e heton këtë krim zgjedhor?
(Balkanweb)