TIRANE

Edhe këtë vit politika ka festuar e ndarë 29 Nëntorin, ditën e Çlirimit të Shqipërisë nga regjimi nazi-fashist. Por ndryshe nga herët e tjera, këtë vit u pa edhe një ‘përçarje’ mes opozitës, pasi kryetari i PD-së Lulzim Basha vendosi që të përkujtojnë ditën e Çlirimit ditën e djeshme, duke vendosur kurora me lule në memorialin ‘Nënë Shqipëri’.

Ndërkohë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi bashkë me grupin parlamentar të kësaj partie, ka zgjedhur që këtë ditë ta përkujtojë sot, ashtu si maxhoranca. Por pavarësisht këtij fakti, Kryemadhi zgjodhi një tjetër orë nga ajo e krerëve të shtetit, për të marrë pjesë në homazhe. Pasi vendosi kurorë me lule në Varrezat e Dëshmorëve, Kryemadhi dha edhe një mesazh të qartë; nderimin dhe kujtimin e të gjithë djemve dhe vajzave që dhanë jetën për lirinë e Atdheut.


“Do doja që në emër të LSI nëpërmjet këtij ceremoniali ku vendosim kurora çdo vit, të respektojmë dhe të nderojmë dëshmorët e LANÇ dhe të gjithë ata djem dhe vajza sakrifikuan jetën e tyre për ta renditur Shqipërinë si një vend fitues kundër luftës nazi-fashizmit. Nderimi për këta djem dhe vajza është më e pakta, pasi i dhanë çdo gjë Atdheut të tyre dhe si morën asgjë. LSI do të nderojë ata pafundësisht, pasi ka pasur me qindra e mijëra djem dhe vajza që i kanë dhënë Shqipërisë dhe si kanë marrë asgjë”, tha Kryemadhi.


  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb