TIRANË

Opozita ka zhvilluar homazhe në memorialin e Azem Hajdarit e heroit të Lëvizjes Studentore të vrarë 21 vjet më parë.


Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Bujar Nishani, bashkëshortja dhe fëmijët e Hajdarit si dhe deputetë e përfaqësues të tjerë të opozitës kanë vendosur kurora me lule pranë memorialit të ngritur në qendër të Tiranës.

Me këtë rast kreu i PD-së Lulzim Basha ka vlerësuar figurën dhe kujtimin e Hajdarit por edhe ka dhënë një mesazh për situatën aktuale. Ai tha se e sotmja është po ashtu një thirrje për bashkim mes demokratëve, shqiptarëve e socialistëve të ndershëm.
“Sot shqiptarët anë e mbanë nderojnë Azem Hajdarin liderin e lëvizjes studentore të dhjetorit 1990, kreun e komitetit nismëtar të partisë së parë pluraliste të Shqipërisë i cili u vra nga kriminelët e veshur me uniformën e shtetit më 12 shtator 1998. Amaneti dhe sakrifica e Azem Hajdarit janë përjetë shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie Europiane, të një Shqipërie demokratike ku qytetarët janë zot të fateve të tyre, për një politikë të ndarë nga krimi, ku kriminelët të jenë para drejtësisë dhe pas hekurave dhe fatet e vendit të merren me përgjegjësi të plotë nga ata që shqiptarët i gjykojnë më të mirët dhe më të aftët për të marrë barrën e përgjegjësive e për ta realizuar me sukses. Sot akoma është plaga e hapur, krimi akoma vijon të ketë pushtet. Shqiptarët vijojnë të vuajnë ekonomikisht, të jenë të papunë dhe të vuajnë nga një pushtet që nuk buron nga vota por nga krimi dhe korrupsioni dhe i shërben vetëm krimit e korrupsionit. E sotmja është po ashtu një thirrje për bashkim mes demokratëve, shqiptarëve e socialistëve të ndershëm.
Ka ardhur koha që rinia shqiptare dhe të gjithë shqiptarët ta mbyllin siparin e tranzicionin dhe të hapin rrugën e lirisë, demokracisë dhe mundësive të barabarta”, tha Basha.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb