Analisti Andi Bushati në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se vendimi i presidentit Ilir Meta është politik.

Bushati theksoi se në këtë vendim sheh hapa të opozitës që janë bërë pas. Ai nënvizoi se nuk e di se përse opozita ka këtë tërheqje e thotë se me siguri nga fjala e ndërkombëtarëve.

“Vendimi i Metës është ndër të tjera edhe vendim politik, madje i sforcuar. Meta me këtë akt që ka thënë ka  dashur të mbulojë me gjethe fike tërheqjen e Bashës dhe Kryemadhit. Është hap pas. A është shantazh, a është frikë se di. Por ka tërheqje mbrapa dhe lënie në baltë të njerëzve.

Ka njerëz që janë në burg për fjalën e Bashës. Metës i është bërë një ptroces se ti nuk ke të drejtë të zhdekretosh. Me aktin e sotëm i ka dhënë koherencë këtij debati. Revolucion me firmë nuk ka, që kur të na thonë amerikanët të qëllojmë me molotov”, tha Bushati.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: