Florian Haçkaj, përfaqësues i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë,” ka diskutuar në emisionin “Log.” mbi rëndësinë e votës së diasporës në zgjedhjet e këtij viti dhe ndikimin që ajo mund të ketë në rezultatin politik.

Sipas Haçkajt, opozita shqiptare ka një mundësi të madhe për të fituar mbështetje nga votuesit shqiptarë jashtë vendit, nëse arrin të bashkohet dhe të zhvillojë një fushatë të fokusuar dhe strategjike.

“Opozita ka një mundësi të artë që me një bashkim dhe punë të përqendruar me aksion të marrë shumë vota,” tha ai.

Ndërkohë, Haçkaj theksoi se mazhoranca, pas tre mandateve në pushtet, po angazhohet me përqendrim për të siguruar votat e diasporës, duke treguar se e sheh këtë grup votuesish si një faktor të rëndësishëm për balancën politike.

“Ata që janë në pushtet prej 3 mandatesh po bëjnë punë të përqendruar për votën e diasporës”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb