TIRANE- Prej disa ditësh, politika shqiptare zien nga audio-përgjimi i bërë ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ka qenë pikërisht Partia Demokratike, e cila e publikoi këtë përgjim, madje duke kërkuar edhe dorëheqjen e Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.
Ndryshe ka herët e tjera, për këtë ngjarje ambasadori amerikan Donald Lu reagoi, duke thënë se SHBA po e ndjek me vëmendje këtë denoncim.
Por pavarësisht kësaj situate, deri më tani nuk ka patur një takim mes kreut të PD-së, Lulzim Basha, dhe ambasadorit të SHBA, Donald Lu.
Por ditën e sotme ata janë parë bashkë për herë të parë që nga dita e denoncimeve ndaj vëllait të ministrit Xhafaj, pasi kanë qenë në aktivitetin e dekorimit të Drejtorit të Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael D. Granoff.
Burimi: http://www.gsh.al/2018/05/18/foto-opozita-kerkon-largimin-e-xhafajt-donald-lu-dhe-basha-shfaqen-bashke/
(BalkanWeb)