Është mbledhur sot Konferenca e Kryetarëve ku do të diskutohet kërkesa e opozitës për mocion me debat për skandalin e Vlora Hysenit, ish-kreun e SHISH. Në një lidhje live për News24, gazetari Ergys Gjençaj, sipas opozitës arrestimi i Vlora Hyseit tregon degradimin e institucioneve shtetërore.
Sipas tyre është urgjente dhe duhet të mbahet mocion me debat për të nxjerrë përgjegjësi politike për rastin në fjalë.
“Në orën 11 do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit që do të diskutojë dhe vendimin e 1 qershorit të këtij viti të Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me kërkesën e PD për ngritjen e komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit. Kushtetuesja i ka dhënë të drejtë opozitës që Kuvendi të ngrejë komision hetimor”, tha Gjençaj në një lidhje live.
